Zëvendëskryetarja e Gjykatës së Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Saide Dollani ka rrëfyer vështirësitë me të cilat është dashur të përballet që në momentin që vendosi të bëhej gjyqtare. Ajo shprehet se është kërcënuar bashkë me familjen nga eksponentë të krimit të organizuar gjatë punës së saj si gjyqtare. Videoja e rrëfimit të saj është publikuar nga ambasada e SHBA në kuadër të Muajit të Historisë së Gruas në mars. “Unë jam Saida Dollani, nënkryetare e Gjykatës së Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në moshën 24-vjeçare vendosa të bëhesha gjyqtare për të kontribuar konkretisht në vendosjen e shtetit ligjor që po lindte pas diktaturës së gjatë. Vështirësitë dhe paragjykimet për shkak të të qenit femër ishin të shumta. Kam hasur paragjykime për vendimin që kam marrë për të ndjekur karrierën si gjyqtare në të njëjtën kohë si nënë e dy fëmijëve, 6 vjeç e 7 e gjysmë. Vështirësia e dytë ishte lufta kundër paragjykimit se një gjyqtare femër nuk do të ishte aq e aftë dhe e fortë sa duhej për të gjykuar çështjet penale. Në një karrierë të gjatë si gjyqtare, nuk kam bërë kurrë kompromis me padrejtësitë dhe paligjshmërinë, kam hasur edhe presione, edhe kërcënime. Edhe familja ime ishte pjesë e kërcënimeve të krimit të organizuar. Burri im ishte ai që e përjetoi drejtpërdrejt këtë kërcënim. Ato i krijuan shumë shqetësim, por ai kurrë nuk u bë shqetësim për mua. Gjithmonë më thoshte, ti e ke marrë përgjegjësinë e gjyqtarit, bëje detyrën sa më mirë. Nuk po e bën vetëm për fëmijët e tu, po e bën për fëmijët e të gjithëve. Sot, i them çdo vajze dhe gruaje që secila prej jush shkruan historinë e saj të karrierës, ndaj përqafoni cilësitë tuaja më të mira dhe mos e nënvlerësoni kurrë potencialin që keni për ta bërë botën më të mirë. Qëndroni të fortë dhe vazhdoni të kapërceni të gjitha pengesat që hasni në karrierën tuaj. Ju jeni pasuria më e vlefshme e vendit tuaj, ndaj kontributi juaj është i domosdoshëm dhe shumë i rëndësishëm për të sjellë ndryshime pozitive. Nënës sime, i them faleminderit dhe mirënjohëse së pafund që e bëri kaq mirë detyrën e saj, duke më dhënë të gjithë forcën dhe dritën e duhur për të parë qartë se ligji është i barabartë për të gjithë”, thotë gjyqtarja. Gjatë Muajit të Historisë së Gruas, ambasada e SHBA ka nderuar gratë e shquara që kanë ndryshuar botën, mes tyre edhe Musine Kokalari, Marie Tucin, martire e Kishës Katolike Dorina Bejko, prokurorore e SPAK dhe gazetarja e ToP Channel, Anila Hoxha. Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #SaideDollani#Gjykata#TopChannelNews