Banka e Shqipërisë: Ekonomia në rritje, stabiliteti financiar i qëndrueshëm

2024-09-19 1 0 49 YouTube

Download Convert to MP3

#oranews #bankaeshqiperise #bankaqendrore #ekonomia Banka e Shqipërisë vlerëson se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, veprimtaria e sistemit financiar vazhdoi ecurinë pozitive. Pavarësisht efektit pakësues të mbiçmimit të kursit të këmbimit, në sektorin bankar depozitat u zgjeruan dhe ritmi i rritjes së kredisë u përshpejtua. Në terma vjetorë, kredia u zgjerua me 11.1%, ndërsa në krahasim me fundin e vitit 2023, ajo u rrit me 7.1%. Sipas Bankës Qendrore, rezistenca e veprimtarisë bankare ndaj rreziqeve ishte e mirë, në kushtet kur kapitalizimi i veprimtarisë mbeti i qëndrueshëm dhe fitimi vijoi të përmirësohej me ritme të kënaqshme. Sa i takon ekonomisë, ajo vijoi rritjen gjatë periudhës dhe, në fund të tremujorit të parë, rritja ekonomike vjetore shënoi 3.6%. Për më shumë lexoni: https://www.oranews.tv/ekonomi/banka-e-shqiperise-ekonomia-ne-rritje-stabiliteti-financiar-i-qendrueshe-i1186641 Website: www.oranews.tv Youtube http://bit.ly/2DDddtL Facebook: http://bit.ly/2RkUN4s Instagram https://www.instagram.com/oranewstv/ Twitter https://twitter.com/OraNewsRTV Follow Televizionin Ora News

coinpayu
Loading...